Lajme

Konjufca: Britania ka pasur dhe vazhdon të ketë rol në çlirimin dhe rimëkëmbjen e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, ka pritur sot në takim deputetin e Parlamentit Britanik njëherësh i dërguar i Kryeministrit për Tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers, i cili shoqërohej nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott.

Nga zyra e Kuvendit të Kosovës thonë se në takim, ndër të tjera, u bisedua për zhvillimet politike, bashkëpunimin ndërparlamentar, atë ekonomik dhe tregtar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo më shumë  Të ardhurat për frymë rriten, por në Shqipëri mbetet rreziku më i lartë i varfërisë në Evropë

Konjufca ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit, si dhe në rrugën e zhvillimit dhe të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

“Mbretëria e Bashkuar ka pasur dhe vazhdon të ketë rol të veçantë në çlirimin, pavarësinë, rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Kosovës. Bashkë me miqtë, shteti ynë ka shënuar arritje të mëdha dhe në partneritet me ta do të ecën drejt objektivave të së ardhmes”, ka thënë Konjufca, duke kërkuar përkrahjen e mëtejme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Lexo më shumë  Konjufca përshëndet rezolutën amerikane për anëtarësim e Kosovës në NATO

Deputeti Vickers e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, si dhe përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *