Mbi 3200 vdekje më shumë sesa lindje gjatë 2021
Gjatë vitit 2021 pati 3.296 vdekje më shumë sesa lindje. INSTAT nënvizon se Shqipëria është karakterizuar nga shtesë natyrore pozitive ndër vite, por 2021 tregoi të kundërtën.
Tirana është qarku me shtesën natyrore më të lartë, 1.642 lindje më shumë sesa vdekje, qarku me shtesën natyrore më të ulët është Vlora, me 1.222 vdekje më shumë se sa lindje.
Në këtë vit lindën 27.284 foshnja në total, duke shënuar një rënie me 2.8%, krahasuar me vitin 2020. Ndërkohë humbën jetën në total 30.580 persona, një rritje me 10.8 %, krahasuar me një vit më parë.
Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 9.473 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 451 lindje.
Sa i përket vdekjeve, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 612 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 7.831 vdekje.
Rruga Press