Bota

Kroacia gati për hapin e madh, qytetarëve u kërkohet të depozitojnë sa më shumë para në banka

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq u ka bërë thirrje njerëzve që të depozitojnë në banka paratë që mbajnë në shtëpi, për të lehtësuar kalimin nga monedha kuna në euro, gjë që pritet të ndodhë brenda një viti.

Plenkoviq tha se çmimet do të shfaqen në dy valuta, duke filluar nga shtatori, përpara hyrjes së monedhës së përbashkët, që pritet të ndodhë janarin e ardhshëm.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Ne u bëjmë thirrje njerëzve, të cilët mbajnë para në shtëpi, që t’i vendosin ato tani në banka, pasi kursimet në Kuna do të konvertohen automatikisht në euro”, tha Plenkoviq.

Kroacia u bashkua me Bashkimin Evropian në korrik 2013, por ashtu si anëtarët e tjerë të rinj nga Europa Lindore edhe asaj i është dashur pak kohë për të përmbushur kushtet ekonomike për të miratuar monedhën e përbashkët evropiane.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Qeveria dëshiron që kalimi të jetë “i thjeshtë dhe pa kosto për qytetarët”, tha Plenkoviq, derisa prezantoi një projektligj mbi adoptimin e euros.

Rreth 80 për qind e depozitave bankare janë tashmë në euro, por shumë kroatë kanë frikë se hyrja e monedhës do të çojë në një rritje të çmimeve, veçanërisht për shkak se bizneset do t’i rrumbullakosin çmimet kur ato të kthehen në euro.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *