Lajme

Mbi 60 milionë dollarë investim, zbuloni kriptomonedhën e preferuar të shqiptarëve

Në Shqipëri tregu i kriptovalutave po zgjerohet dhe investimet në to po njohin rritje. Referuar të dhënave të algoritmit “Chainalysis” aktualisht numërohen më shumës e 28500 portofole, që përkthehet në rreth 1% të popullsisë, të cilët kanë investuar rreth 62 milionë dollarë.

“60% e shqiptarëve momentalisht kanë investuar në Ethereum, që është kriptomonedha e dytë më popullore”, thotë Eni Shtini, ekspert për kriptomonedhat. “Më pas, 10% ka investuar në Bitcoin, ndërsa 30% në kriptomonedha të tjera”.

Lexo më shumë  Protestë jashtë derës së Kushtetueses në Tiranë: Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë

Në raport me vendet e Rajonit, Shqipëria ka një nivel mesatar portofolesh investimi në kriptovaluta. Serbia është vendi me numrin më të lartë me gati 152 mijë investitorë, ndjekur nga Bosnje-Hercegovina me 45 mijë, ndërsa në vendin e fundit klasifikohet Mali i Zi.

Po në cilën prej morisë së madhe të monedhave digjitale ka më shumë siguri për të investuar? “Investimi më i sigurt pa dyshim është në Bitcoin. Kemi mbi 50 kompani sot që kanë investuar vetëm në Bitcoin, jo kriptomonedha të tjera”, thotë Shtini.

Lexo më shumë  Ndahet nga jeta Rexhep Qosja

Aktorë nga tregu virtual i parasë tregojnë se kriptovalutat mbartin riskun për luhatje mjaft të madhe, edhe ditore, me ulje-ngritje që shpeshherë janë edhe dyshifrore në harkun e disa orëve, duke i bërë kështu paratë digjitale jo të favorshme si mjet i përditshëm transaksionesh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *