BE: Misionet tona diplomatike në Ukrainë nuk mbyllen
Misionet diplomatike të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij në Kiev të Ukrainës “nuk po mbyllen”.
Vendet e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të operojnë në mbështetje të qytetarëve dhe në bashkëpunim me autoritetet ukrainase, kështu ka saktësuar kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
Deklarata e Borell-it vjen pasi disa vende njoftuan tërheqjen e personelit jo thelbësor nga ambasadat e tyre.
“Prania e punonjësve dhe alarmet e udhëtimit për evropianët përshtaten me rrethanat e sigurisë,” shpjegoi diplomti i BE-së Borrel.
Rruga Press