Bota

Biseda me Putin, Shtëpia e Bardhë: Kosto të rënda për Rusinë nëse pushton Ukrainën

Gjatë bisedës telefonike të presidentit amerikan Joe Biden me presidentin rus Vladimir Putin, Shtëpia e Bardhë thotë se Biden ja bëri të qartë Putin që të mos merrte hapa drejt ashpërsimit të situatës. 

CNN shkruan se sipas Shtëpisë së Bashkë nëse Rusia ndërmerr një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët tanë do të përgjigjen me vendosmëri dhe do të imponojnë kosto të shpejta dhe të rënda për Rusia.

Lexo më shumë  Si po përgatit Kina ekonominë e saj për luftë me Perëndimin

“Presidenti Biden përsëriti se një pushtim i mëtejshëm rus i Ukrainës do të prodhonte vuajtje të gjerë njerëzore dhe do të zvogëlonte pozitën e Rusisë. Biden e kishte të qartë me Presidentin Putin se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, ne jemi po aq të përgatitur për skenarë të tjerë”, sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë.

Lexo më shumë  Hungaria do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *