Lajme

VIDEO/ Protesta e banorëve të Laprakës dhe 5 Majit, policia dhunon disa gra të moshuara

Protesta që u organizua ditën e sotme nga banorët e Laprakës dhe 5 Majit ka përshkallëzuar deri në përplasje fizike me forcat e policisë.

Banorët u shprehën se kishin dorëzuar njoftimin për protestën që do vazhdonte në orën 17:00 por sërish nuk po lejoheshin të protestonin në mënyrë paqësore.

Gjatë përplasjes, janë rrëzuar në tokë disa gra të moshuara të cilat kishin dalë të protestonin kundër prishjes së shtëpive të tyre.

Lexo më shumë  28 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

Një prej protestuesve: E kam dorëzuar njoftimin se do kishim një protestë ditën e sotme në orën 17:00, madje më kanë marrë edhe në telefon dhe e kanë verifikuar sërish. Tani nuk e di se çfarë ndodh këtu, nuk na lënë të shfrytëzojmë një të drejtë themelore. Ky është komunizëm jo demokraci.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ambasadori i BE-së në Shqipëri, e pranon se më 11-Maj 2025 u përdor shteti nga partia në pushtet për zgjedhjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *