Fillon të dielën, devijimi të Unaza e Madhe në Tiranë do të prekë shoferët nga gjysma e Shqipërisë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se të gjitha automjetet që do të vijnë nga autostrada Elbasan-Tiranë, pas daljes nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3.
Ndërsa, për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të kenë ndryshime në qarkullim.
Unaza e Madhe e Tiranës nisi ndërtimin në vitin 1996 me segmentin rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja.
Ky projekt ka një gjatësi prej 27 kilometrash e cila do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 373 milionë eurosh. Përfundimi i saj parashikohet në vitin 2023.
Rruga Press