Lufta ‘tek dera’! Kjo është arsyeja pse mësuesi i anglishtes nuk ikën nga Kievi
Një mësues i gjuhës angleze në Ukrainë nuk ia ka vënë veshin thirrjeve të presidentit amerikan Joe Biden që të gjithë shtetasit amerikanë të largohen nga vendi. Juan Tec, nga Kalifornia, tha një rrëfim për BBC se ka vendosur që të qëndrojë në vendin e tij, pasi ndjehet sikur tradhëton miqtë e shokët po të largohet nga vendi.
“Ndjehem përgjgegjës për familjen, punën dhe jetën time këtu. Ukrainasit nuk janë të shqetësuar. Mund të iki por më duket sikur nuk është e drejtë për ukraniasit e tjerë. Ata do qëndrojnë këtu edhe po ndodhi gjë. Ne të huajit këtu kemi frikë se marrim mesazhe nga famijarët. Por kur flas me ukraniasit e tjerë, janë të gjithë shumë të bindur se asgjë nuk do të ndodhë. Nëse ndodh gjë do fusim gjithë gjërat me vlerë në makinë dhe do të udhëtojmë në Rumani ose do shkojmë në Turqi. Kemi një plan ikjeje,”-tha në fjalën e tij.
Ndërkohë që Rusia duket sikur nga dita në ditë do të pushtojnë Ukrainën, pasi ka vendosur më shumë se 100.000 trupa pranë kufirit.
Rruga Press