BotaKryesore

Bideni ia kujton Vuçiqit se duhet ta njohë Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka kërkuar homologut serb, Aleksandar Vuçiq, njohjen e Kosovës si marrëveshje finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kërkesa erdhi të shtunën, bashkë me urimin për 15 shkurtin – Ditën e Shtetësisë së Serbisë.

“Aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke”, i shkroi Biden Vuçiqit, duke e garantuar se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin me mirëbesim për ta arritur këtë qëllim”.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Sipas tij, “familja evropiane nuk do të jetë e plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *