Lajme

Sinjali URGJENT nga CIA: Përgatituni! Ja data kur Rusia do të pushtojë Ukrainën

Duket se paqja ka mbaruar dhe se shumë shpejt Ukraina dhe Rusia do të nisin konfliktin. CIA amerikane pret që një sulm nga Rusia të ndodhë jo më larg se të mërkurën e ardhshme, ndaj dhe ka njoftuar aleatët e saj. Revista gjermane Der Spiegel bën me dije se shërbimi i inteligjencës dhe ushtria amerikane informuan të premten qeverinë federale dhe shtetet e tjera anëtare të NATO-s se, bazuar në informacionet e reja.

Lexo më shumë  Flamuri shqiptar ngrihet në New York në 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Spiegel raporton gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë shumë detaje rreth duke përshkruar rrugët e një pushtimi rus dhe detyrat që do të ndërmarrë çdo njësi por për shkak të sekretit kanë vendosur që të mos i bëjnë me dije. Ndërkohë që SHBA dhe vendet e tjera të perëndimit u kanë bërë thirrje qytetarëve të largohen nga Ukraina.

“Nëse ka një sulm rus në Ukrainë, ka të ngjarë të fillojë me sulme ajrore dhe sulme me raketa që padyshim mund të vrasin civilë pa marrë parasysh kombësinë e tyre”, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *