“Pas hapjes së negociatave me BE…” gafa e Cakajt në statusin e “lamtumirës”
Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka paraqitur ditën e sotme dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e tij, ndërkohë që ka shkruar edhe një status të gjatë lamtumire.
Por diçka i ka shpëtuar…
Në postimin e tij, teksa rendit sukseset e qeverisë, Cakaj e ka bërë fakt të kryer hapjen e negociatave. Ish-ministri shkruan se tashmë ka përfunduar me sukses kryesia e OSBE nga Shqipëria, ndërkohë që më pas shton se i suksesshëm ka qenë edh procesi i hapjes së negociatave me BE.
“Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar”, shkruhet në statusin e Cakajt.
Shqipëria aktualisht është në proces diskutimi ende për hapjen e negociatave për anëtarësimin e BE, por diçka të tillë ndërkombëtarët e cilësojnë të pamundur nëse nuk plotësohen kushtet.
Rruga Press