Bota

Shpërthimi i ri i Etnas: Hiri shkon deri në një lartësi prej 8000 metrash

Etna, vullkani më i lartë dhe më aktiv në Evropë, shpërtheu në mënyrë spektakolare mbrëmjen e së enjtes, duke ndriçuar qiellin e natës.

Shpërthimi, i përqendruar në kraterin juglindor të vullkanit, në një lartësi prej rreth 2900 metrash, vendosi hi dhe re tymi në një lartësi prej 8000 metrash, njoftoi Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Ukraina marrëveshje me 10 pika për mbrojtjen dhe armatimin

Nuk ka ende raportime nëse ka të lënduar apo dëme materiale, raporton reuters.

Kujtojmë se ky vullkan 3330 metra i lartë mund të shpërthejë deri në disa herë në vit, duke nxjerrë lavë dhe hi lart mbi ishullin mesdhetar të Sicilisë.

Ndryshe, shpërthimi më i madh i këtij vullkani ndodhi në vitin 1992.

Rruga Press

Lexo më shumë  Evropa do të krijojë një komision ndërkombëtar për dëmet e luftës në Ukrainë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *