Bota

Aeroplanët amerikanë F-15 arritën në Poloni – SHBA po forcon aleatët pas tensioneve Rusi-Ukrainë

Aeroplanët amerikanë F-15 u ulën në një bazë ajrore polake, pohoi ministri polak i mbrojtjes, në një kohë kur NATO po forcon praninë e ushtarake në krahun lindor në kontekstin e tensioneve midis Ukrainës dhe Rusisë.

Aeroplanët arritën në një kohë kur trupat shtesë amerikane dhe britanike u vendosën në Poloni dhe kryeministri britanik, Boris Johnson gjithashtu vizitoi vendin në shenjë solidariteti.

Lexo më shumë  NATO-ja rrëzon një raketë balistike iraniane të lëshuar drejt Turqisë

“Luftëtarët amerikanë F-15 kanë mbërritur sot në bazën ajrore Lasko, ata do të ofrojnë mbështetje për krahun lindor si pjesë e misionit të mbrojtjes së hapësirës ajrore të NATO-s”, njoftoi ministri Mariusz Blaszczak në Twitter.

Ministri i Mbrojtjes nuk tha sesa aeroplanë u ulën në bazën ajrore. Në Balltik u dërguan edhe aeroplanë amerikanë F-15.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace tha të enjten se Londra mund të dërgojë trupa shtesë në Evropën Lindore nëse është e nevojshme, pasi njoftoi të hënën se do të dërgonte 350 trupa në Poloni.

Lexo më shumë  CNN: CIA po punon për të armatosur forcat kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje popullore në Iran

Rusia ka vendosur qindra mijëra trupa në kufirin e Ukrainës, por mohon planifikimin e një pushtimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *