Bota

Stoltenberg: Siguria e Evropës është në rrezik, Rusia ka dy zgjidhje

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar të enjten se komuniteti evropian është në një udhëkryq të rrezikshëm, marrë parasysh vendosjen e qindra mijëra trupave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën.

“Ky është një moment i rrezikshëm për sigurinë e Evropës”, ka thënë Stoltenberg, gjatë një konference për media bashkë me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

“Numri i forcave ruse po rritet. Koha e paralajmërimit për një sulm të mundshëm po zvogëlohet. Rusia ose mund të vendosë për një zgjidhje diplomatike, dhe ne jemi gati të ulemi e të bisedojmë, por nëse ata zgjedhin konfrontimin, ata do të paguajnë një çmim më të lartë”, ka shtuar Stoltenberg.

Lexo më shumë  Zelensky ia prezanton Bidenit “planin e fitores”

Ai ka deklaruar se do të ketë sanksione ekonomike ndaj Rusisë nëse e pushton Ukrainën dhe se NATO-ja do ta shtojë prezencën e saj në pjesën lindore.

Pohimet e Stoltenbergut i ka mbështetur edhe kryeministri britanik, Johnson.

“Ky është ndoshta momenti më i rrezikshëm, do të thosha, gjatë ditëve të ardhshme, në atë që është kriza më e madhe e sigurisë me të cilën është përballur Evropa për dekada, dhe ne duhet ta rregullojmë atë”, ka thënë Stoltenberg.

Lexo më shumë  Forcat ruse kryen sulm me dron në Ukrainë pranë kufirit me Rumaninë, një fluturake dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune – NATO ngriti katër aeroplanë në ajër

Moska mohon se synon të pushtojë Ukrainën, edhe pse ka më shumë se 100,000 trupa në kufirin e tyre të përbashkët. Kremlini ka gjithashtu rreth 30 mijë trupa në Bjellorusi, ku po zhvillon stërvitje ushtarake për 10 ditët e ardhshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *