Dhëmbë fëmije dhe vegla guri në një shpellë/ Zbulimi që rishkruan historinë
Arkeologët zbuluan mbetje njerëzore moderne në shpellën Grotte Mandrin, në Francën jugore, që datojnë 54,000 vjet më parë, mijëra vjet më parë nga sa mendohej.
Neandertalët u shfaqën në Evropë qysh 400,000 vjet më parë. Teoria aktuale sugjeron se ata u zhdukën rreth 40,000 vjet më parë, jo shumë kohë pasi Homo sapiens mbërriti në kontinent nga Afrika.
Por, zbulimi i ri sugjeron se dy speciet mund të kishin bashkëjetuar në Evropë për më shumë se 10,000 vjet përpara se Neandertalët të zhdukeshin.
Ekip i udhëhequr nga Prof Ludovic Slimak i Universitetit të Toulouse u habit kur mësoi se kishte prova të një vendbanimi të hershëm modern njerëzor.
“Tani jemi në gjendje të demonstrojmë se Homo sapiens mbërriti 12,000 vjet përpara se të prisnim, dhe kjo popullsi u zëvendësua më pas nga popullsitë e tjera të Neandertalit. Dhe kjo, do të thotë se duhen rishkruar të gjithë librat tanë të historisë.”
Arkeologët gjetën dëshmi fosile nga disa shtresa në vend. Por për habinë e tyre të plotë, ekipi gjeti një dhëmb modern të një fëmije në një shtresë që daton rreth 54,000 vjet më parë, së bashku me disa vegla guri që nuk lidhen me Neandertalët.
Ideja e një ndërveprimi të zgjatur me Neandertalët përshtatet me zbulimin e bërë në vitin 2010 se njerëzit modernë kanë një sasi të vogël të ADN-së së Neandertalit, që tregon se të dy speciet kanë bashkëjetuar për një periudhë kohe.
Rruga Press