Bota

“Kriza Ukrainë-Rusi në momentin më të rrezikshëm”

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka thënë se kriza mes Ukrainës dhe Rusisë është në momentin më të rrezikshëm dhe se një luftë e mundshme do të ishte katastrofike, shkruan BBC.

Johnson mbajti një konferencë për shtyp me homologun e tij polak, Mateusz Morawiecki, pas një bisede 35-minutëshe që pati me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Lexo më shumë  Hakerët rusë shënjestrojnë ministrat në të gjithë botën përmes WhatsAppit

Johnson thotë se “ky është ndoshta momenti më i rrezikshëm” në krizën më të madhe të sigurisë me të cilën është përballur Evropa në dekada.

Ai thotë se nuk mendon se Moska ka marrë një vendim për pushtimin e Ukrainës – por thotë se kjo nuk do të thotë se diçka katastrofike nuk do të ndodhë.

Johnson shtoi se ai mendon se Evropa është dakord mbi sanksionet kundër Rusisë dhe thotë se sa më të ashpra të jenë ato, aq më shumë ka shanset për të penguar “ajo që unë mendoj se do të ishte një përgjigje irracionale”.

Lexo më shumë  CO2 me shumicë/ Nivelet e dioksidit të karbonit të çliruar në ajër u rritën më shpejt se asnjëherë në 2024-n

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdojnë të rriten, pavarësisht përpjekjeve të Perëndimit, NATO-s e SHBA-së për t’i zbutur ato.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *