Lajme

(Shikoni Videot) Kukësi pushtohet nga mjegulla, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Kombit

Mëngjesin e kësaj të enjtje Kukësi është zgjuar i mbuluar nga  mjegulla e dendur, që ka ‘pushtuar’ të gjithë qytetin dhe rrethinat e tij. Dendësia e mjegullës kufizon pamjen e rrugës, duke vështirësuar lëvizjen për shumicën e automjeteve.

Përveç kufizimit të pamjes, mjegulla është precedent për aksidente, por edhe kohëzgjatje të mbërritjes në destinacion. Mjegulla, ka mbuluar edhe ‘Rrugën e Kombit’ duke vështirësuar qarkullimin.

Lexo më shumë  Konjufca takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të KE-së, flasin për zgjedhjet dhe procesin e anëtarësimit

Fenomeni i mjegullës së dendur në Kukës, në këtë periudhe ka të bëjë edhe me liqenin e Fierzës dhe kondestimin e avujve që dalin pikërisht nga ujëmbledhësi më i madh në vend por edhe i mungesës së reshjeve të borës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *