Lajme

(Video) Votë “pro” shtyrjes së afateve të Vettingut/ Basha: Ndërprerja do të ndalte integrimin

Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut. Në një prononcim për gazetarët, Basha ka theksuar se një vendim i tillë nuk bie ndesh me parimet e PD-së, por është pikërisht ajo që ato kanë thënë dhe duan se do të bëjnë e mbështesin integrimin e vendit për në BE. Kryedemokrati theksoi se me votën e opozitës sot në Kuvend, i jepet shansi një drejtësie që të korrigjohet dhe t’i hedhë prangat çdo personi që thyen ligjin dhe jo duke u marrë me të dobëtit, por me ata që abuzojnë me fondet publike.

Lexo më shumë  Krasniqi: Konstituimi i kuvendeve komunale u zhvillua në përputhje me Kushtetutën

“T’i japim shans një drejtësie që të ngrihet në këmbë dhe t’i hedhë prangat çdo qytetari që shkel ligjin, duke e nisur nga më të pushtetshmit, nga politikanët dhe bosët e krimit. Sot Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë dhe miratimin e dy komisioneve të rëndësishme që janë prioritet i shqiptarëve, komisionin për Reformën Zgjedhore dhe atë territoriale. Këto janë dy zotime të mijat para shqiptarëve, para demokratëve. Sa i takon reformës zgjedhore është arsyeja kryesore pse ndodhemi në atë parlament. Sa i takon të dytës, pak nga ju nuk e dinë, por dhe gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme një nga problemet e njerëzve ka qenë reforma territoriale. Vettingu në politikë, ndalimi që kryeministri të ketë më shumë se dy mandate, forcimi i rolit të parlamentit, ky konsultim po ndodh brenda demokratëve, një konsultim i gjerë me qytetarët, s’mund të ndodhte në kushtet kur kishte ardhur kërkesa për vettingun në drejtësi. Pasi kjo kërkesë lidhet me afatet procedurale. Vettingu i politikanëve prioritet i PD. Në bashkëpunim me shoqërinë, me të gjitha forcat e shoqërisë, me elitën, pedagogët, sipërmarrësit, ndryshimet kushtetuese s’mund të futen në kapsulën e sotme. Ato kërkojnë dialog dhe gjithëpërfshirës. Siç e kam thënë, kërkojnë në besimin tim një besim dhe referendum të qytetarëve.”, tha Basha.

Lexo më shumë  Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *