Lajme

Nënë Liza do të hyjë në Parlament. Banorët e “5 Majit” dhe Paskuqanit protestojnë: Kemi hall të madh

Banorët e “5 Majit” dhe Paskuqanit mëngjesin e 10 shkurtit janë mbledhur para Parlamentit, ku pritet të zhvillohet seanca plenare e ditës së  enjte.

E pranishme ishte edhe nënë Liza e cila tha se sot do hyjnë në Parlament me çdo kusht.

Nënë Liza: Do hyjmë ne Parlament se s’bën sot, nuk kam ardhur kot. Jam 78 vjeç, jam marrë zvarrë prej policisë dhe prej shtetit. Duam të futemi sepse duam një zgjidhje prej atyre.

“Të dëgjohet  zëri i popullit se për atë punë shkojnë atje të dëgjojnë hallet e popullit, ky është halli më i madh i popullit. Nëse ka populli hall më të madh se ky le të dalë një parlamentar këtu dhe të na thotë kemi hall tjetër më të madh  dhe do t’i shkojmë edhe ne në ndihmë. Parlamenti është i popullit,” tha një banor tjetër.

“Ne kemi të drejtë të hyjmë në Parlament se Kushtetuta na jep të drejtë. Paguajmë të gjitha taksat, dritat, ujin tani të drejtat tona që duam të jetojmë dhe të strehohemi pse na i shkelin këta?”

Banorët e “5 Majit” prej muajsh po protestojnë pasi preken nga projekti i rindërtimit dhe sipas tyre bashkia nuk i ka ofruar asnjë marrëveshje se ku do të strehohen pasi shtëpitë e tyre të prishen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *