Lajme

4 milionë euro për pistë vrapimi, Veliaj i jep kontratën kompanisë që ofroi 200 mijë dollarë më shumë

Bashkia e Tiranës do të japë 4 milionë euro për një pistë vrapimi dhe korsi biçikletash në liqenin e farkës. Pikërisht në zonën ku kanë nisur komplekset luksoze të vilave, Veliaj ka vendosur të  shpenzojë një fond goxha të lartë

Katër milionë euro do të shpenzojë Bashkia e Tiranës për ndërtimin e një piste vrapimi dhe korsie biçikletash në liqenin e farkës. I kthyer tashmë në një kompleks rezidencash lejet e të cilave i ka dhënë Erion Veliaj, dhe ku parashikohet të vijojnë ndërtime të tilla, bashkia vendos të harxhojë dhe miliarda lekë në këtë zonë.

Lexo më shumë  Midis “Maskarenjve” dhe Mafias: Kush po e Ndërton Tiranën?

Shqetësim nuk është vetëm ky shpenzim që del nga taksat e gjithë banorëve të tiranës.

Fituesit e tenderit janë bashkim operatorësh. por sipas dokumenteve zyrtare një prej pjesëmarrësve në garë nuk ka dhënë fare ofertë dhe një tjetër ka kërkuar rreth 200 mijë dollar më pak. E çuditërisht edhe ky subjekt është skualifikuar pasi nuk kishte dorëzuar preventive.

Megjithatë tashmë janë 4 milionë euro që do të shpenzohen për të realizuar në liqenin e farkës, korsi biçikletash dhe pistë vrapimi. Kjo shumë kolosale do të përdoret për të realizuar këto punime siç duken në pamjet 3 d të paraqitura nga bashkia,

Lexo më shumë  Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin e tij

Ndërsa në këtë tjetër fotot shihen qartë komplekset luksoze që kanë nisur të zënë vend

Sigurisht që nuk jemi kundër zhvillimit, por duket se edhe në këtë prokurim Bashkia e Tiranës lë dyshime për procedurat./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *