Uncategorized

Berisha: Rama përmes ‘Ballkanit të Hapur’ po rrënon fermerin shqiptar

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Edi Rama përmes ‘Ballkanit të Hapur’ po rrënon fermerin shqiptar.

Në Shqipëri, tha Berisha nga Lushnja ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano, po dynden produktet serbe, sepse Edi Rama ka hequr çdo barrierë doganore për mallrat e tyre, pas marrëveshjes me Vuçiç.

Lexo më shumë  Kurti në Viti, premton dalje në autostradë dhe palestrën e sportit

“Ne nuk kemi asnjë kufi me Serbinë dhe Edi Rama si vasal i Vuçiçit heq doganat, tarifat dhe çdo gjë me Serbinë.

Një vend me një bujqësi shumë herë më të investuar se bujqësia shqiptare, subvencionon shuma të mëdha për fermerët e vet dhe në këtë mënyrë shuhen prodhimet tona dhe bëhet e pamundur konkurrenca në treg për fermerët shqiptarë.

Me dyndjen e qumështit serb, fermerët kanë nisur të therin lopët e racës dhe kjo është një fatkeqësi e vërtetë familjare për ata, por është një fatkeqësi e vërtetë kombëtare për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Berisha.

Lexo më shumë  Kurti në Viti, premton dalje në autostradë dhe palestrën e sportit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *