Kuriozitete

Suedia prodhon bateri nga druri

Një kompani suedeze, “Ligna Energy”, i ka dhënë formë ëndrrës për krijimin e baterive nga druri.

Ato nuk janë prej druri, por prej linjine, një lëndë ngjitëse e pranishme tek druri që mban të bashkuar strukturën e pemës.

“Nga linjina në formë pluhuri ne krijojmë një shtresë që printohet në metal të hollë dhe letër varaku”, shpjegon Peter Ringstad, shef ekzekutiv i “Ligna Energy”.

Shtresat e holla dhe fleksibël kanë avantazhe dhe dizavantazhe ndaj llojeve të tjera të baterive.

“Krahasuar me bateritë e litiumit, ato shpesh herë kanë një reputacion të keq për shkak të zgjedhjes së elektrolitit dhe materialit të katodës. Por janë pikërisht këto dy materiale tek të cilat jemi fokusuar për të gjetur një alternativë miqësore me ambientin”, thotë ai.

Bateri të tilla janë ideale për t’u instaluar në struktura me sensorë. Ato mund të përdoren edhe për të magazinuar energjinë në shkallë të madhe, si impiantet me energji diellore.

Sa i takon disavantazheve, ato nuk mund të përdoren si bateri makinash, pasi u nevojitet një densitet i lartë energjie, por mund të shërbejnë si magazinë në stacionet e karburanteve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *