Lajme

Cingel: Sllovakia po e paguan çmimin e mosnjohjes së Kosovës

Sllovakia po e paguan një çmim të lartë diplomatik për mosnjohjen e Kosovës, ka thënë për Radio Evropa e Lirë, Jan Cingel, kryetar i Strategic Analysis me seli në Bratislavë.

“Sllovakia është nën presion të BE-së dhe SHBA-së. Edhe pse ka përkrahjen e Greqisë, Spanjës e Rumanisë, kjo prapë ka një çmim të lartë për Sllovakinë kur është çështja e Kosovës në agjendë në forumet ndërkombëtare”, tha Cingel.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

I pyetur se çfarë ka fituar Sllovakia që nuk e ka njohur Kosovën, Cingel thotë se vetëm falënderime nga Serbia, por nuk është materializuar me marrëdhënie më të thella ekonomike mes dy vendeve.

“Është e vërtetë që po i vinë lëvdata e falënderime nga Serbia, por kjo nuk u realizua me marrëdhënie më të thella ekonomike mes tyre”, tha Cingel, ndërsa shtoi se Hungaria ka marrëdhënie më të ngushta me Serbinë sesa Sllovakia, pavarësisht se Hungaria e ka pranuar Kosovën. “Në të njëjtën kohë Sllovakia po i bën dëm vetes, sepse pozicioni i saj, kur bëhet fjalë për Kosovën, përkon me atë Rusisë e Kinës”.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *