KryesoreOpinion/Aktualitet

Drama e “5 Majit”, “Populli vdiq, rroftë Mbreti”!

Nga BoldNews.al

Pas shfaqjes së parë të dramës, të dytës, të tretës e më tej, shteti ka ngritur sërish në “ajër” një pjesë tjetër të banorëve të zonës së “5 Majit” në Tiranë, që u kishte ardhur radha e prishjes së shtëpive. Policët, sipas urdhrit të marrë nga drejtuesit e tyre kanë ndërhyrë në mënyrë të dhunshme për të nxjerrë me forcë banorët nga shtëpitë, në mbështje të aksionit të Inspektoritatit të Mbrojtjes së Territorit, që kërkon rrafshimin e zonës nga ndërtimet për të nisur rindërtimin e saj me pallate të reja për banorët e prekur nga tërmeti i nëntorit 2019.

Rezistenca e banorëve të “5 Majit”, burra edhe gra, që tërhiqeshin zvarrë me forcë nga policia, edhe në këtë rast nuk ka vlejtur më shumë se sa për të bërë xhiron e pamjeve të rënda dhe të dhimbshme në transmetimet televizive live e për të mbushur më pas edicionet e lajmeve në ato media që kanë interes ta paraqesin si ngjarje të ditës.

Policia i ka nxjerrë jashtë banorët duke u shkelmuar dyert e shtëpive, që këtë të mërkurë ata i panë për herë të fundit të ngritura në këmbë me aq mund prej 30 vitesh. Me certifikatë pronësie në dorë, që ua ka dhënë po ky shtet, e që sot nuk ua njeh më, banorët e “5 Majit” panë dramën e jetës së tyre se si iu rrafshuan në pak minuta 3 dekada. Egërsia e pushtetit të kapur nga oligarkët për kullat nuk ka të ndalur. Asnjë deputet, por as edhe një femër deputete në Parlament, nuk i ka prekur as simboli i rezistencës dhe guximit të nënë Lizës, që ishte tek pjesa e parë e familjeve që u flakën në mes të katër rrugëve. Guxuan ta shikonin në sy e ta dëgjonin në një seancë dëgjimore të 79-vjeçaren burrneshë mali, por sërish zemra iu mbeti po gur nga errësira e pushtetit.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Një shtet, me u çu me pelq e me plaka, faqja e zezë, jazëk ju qoftë”, – thotë nënë Liza, e cila është gjendur sot pranë banorëve të radhës që shtëpitë iu kthyen në gërmadha. Të tjerëve do t’u vij radha nesër.

E si të mos ndihet e vetme në dhimbjen dhe fatkeqësinë e saj e të disa banorëve, që sot në Tiranë i quajnë të ardhur, revolta e të moshuarës përcillet me një thirrje për qytetarët: “Këtij populli ju thafshin krahët, që nuk mblidhet e me u çu tan jug e në veri me i shku e me i shkreh mbren”,- e ka fjalën për ata lart në Parlament.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Po, nënë Liza dhe të gjithë ne e dimë se vërtetë këtij populli i janë tharë krahët, nëse do të ishte ndryshe, Edi Rama nuk do të kishte gëzuar mandatin e 3, e ndoshta edhe të katërtin. Reagimi në këtë popull ka vdekur, ndaj jeta e qeverisë është zgjatur.

Populli “vdiq” dhe i la vetëm një grup banorësh në Fier, që ulërinin me forcë kundër ndërtimit të inceneratorit të Fierit që në vitin 2016, e që sot është zbuluar se është një super-vjedhje me miliona euro.

Populli “vdiq” kur pasuritë publike, lumenjtë, pyjet, malet, gërryen për ndërtime hidrocentralesh, edhe ne paguajmë aq shtrenjtë energjinë, që ende mungon në shumë zona të vendit.

Populli “vdiq” edhe kur i dolën po nga ky shtet të dhënat personale.

Populli “vdiq” edhe kur rrogat, numrat e telefonit, targat e makinave iu dolën në pazar, e me këtë skandal shumica e shqiptarëve bënin gallatë se mësuan pagat e komshiut, kolegëve, miqve apo armiqve në jetë a punë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *