U dhunuan gjatë përplasjes me policinë, dy banorë të 5 Majit nisen drejt spitalit
Dy banorë janë marrë me autoambulancë nga zona e 5 Majit në Tiranë, pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore, pas përplasjes me policinë dhe IKMT.
Anëtarët e familjes Hoxha, u ngujuan brenda banesës mëngjesin e sotëm, pasi nuk kanë rënë dakord për shembjen e banesës së tyre.
Megjithatë, me praninë e qindra policëve që rrethuan të gjithë zonën, rezistenca e tyre ishte e pamundur.
Ata kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, dhe është parë e udhës që të dërgohen drejt spitalit, për të marrë ndihmë më të specializuar.
Ndërkohë që policia ka shoqëruae djalin e familjes, Valtrin Hoxha, i cili tentoi që të thyente kordonin për të shkuar pranë prindërve të tij, që nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjatë ditës së sotme në zonën e 5 Majit, pritet të kryhet shembja e 11 banesave, ku 3 prej tyre nuk kanë pasur një marrëveshje me bashkinë e Tiranës.
Rruga Press