Bota

Tensionet! Ukrainasit blejnë armë, liderët evropianë unitet për krizën e Ukrainës

Liderët evropianë janë zotuar se do të qëndrojnë të bashkuar në qëllimin e tyre për ulje të tensioneve pas pozicionimit të mbi 100 mijë trupave ruse afër Ukrainës. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se sheh rrugë përpara në zgjidhjen e krizës, pas negociatave të nivelit të lartë që ka realizuar në Moskë dhe Kiev. Duke folur nga Berlini, Macron ka bërë thirrje për vazhdim të dialogut me Kremlinin, duke e konsideruar këtë si mënyrën e vetme për të ulur frikën se Rusia do ta pushtojë Ukrainën.

“Neve na duhet të gjejmë mënyra që bashkërisht të angazhohemi në dialog të fuqishëm me Rusinë”, ka thënë ai më 8 shkurt në kryeqytetin gjerman, ku është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentin polak, Andrzej Duda.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Scholz ka thënë se të tre liderët “janë të bashkuar në qëllimin e mbajtjes së paqes në Evropë përmes diplomacisë dhe vullnetin e përbashkët për të vepruar në tërësi”, derisa Duda ka thënë se beson që lufta mund të shmanget.

“Na duhet të gjejmë zgjidhje për të shmangur luftën”.

“Siç e kam thënë, aktualisht kjo është detyra jonë kryesore. Besoj se do t’ia dalim. Për mendimin tim, gjërat më të rëndësishme sot janë solidariteti dhe uniteti”, ka thënë Duda.

Me tensionet në rritje, ukrainasit mendojnë për blerjen e armëve

Macron nuk ka bërë të ditur ndonjë marrëveshje, por ka thënë se beson që negociatat që ka zhvilluar, kanë ndihmuar në parandalimin e rritjes së tensioneve. Ai ka bërë thirrje për durim, duke përmendur se zgjidhja e tensioneve të lidhura me Ukrainën, mund të marrë muaj. Lideri francez, i cili është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin më 7 shkurt në Moskë, ka thënë se lideri rus i ka thënë që Moska “nuk do të jetë burim i përshkallëzimit”, pavarësisht mbledhjes të më shumë se 100 mijë trupave dhe pajisjeve tjera ushtarake afër kufirit me Ukrainën.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden planifikon të angazhohet me Macronin, duke shtuar se të dy kanë biseduar dy herë përmes telefonit këtë javë. Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë. Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14,000 persona.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *