Bota

Sekretari i Shtetit Blinken në Australi për bisedime sigurie

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po shkon në Australi, për të marrë pjesë në takime me homologët nga Australia, India dhe Japonia të përqendruara tek bashkëpunimi për sigurinë detare dhe sigurinë kibernetike, si edhe tek mënyrat për t’i bërë ballë “agresionit dhe shantazhit” në rajonin e Indo-Paqësorit.

Katër vendet kanë krijuar një aleancë sigurie.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Është hera e parë që zoti Blinken shkon në Australi që kur u njoftua në shtator një partneritet i zgjeruar trepalësh i sigurisë mes Australisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, i njohur si AUKUS.

Pjesë e partneritetit është një marrëveshje për ndërtimin e nëndetëseve për Australinë, si pjesë e masave për frenimin e zgjerimit ushtarak të Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit.

Në Pekin, zyrtarët kinezë kanë shprehur shqetësim lidhur me Katërshen dhe AUKUS-in. Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, është shprehur se çdo bashkëpunim rajonal “nuk duhet të vërë në shënjestër një palë të tretë”. Zoti Zhao gjithashtu e quajti AUKUS-in një pakt “jashtëzakonisht të papërgjegjshëm”.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Gjatë udhëtimit të tij njëjavor, zoti Blinken do të vizitojë edhe Fixhin dhe Honolulunë e Havait.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *