E papritur! Zvicra përgatitet për referendum, mund të dalë jashtë zonës Shengen
Zvicra mund të dalë nga zona e Shengenit. Paralajmërimi u bë Karin Keller-Sutter, anëtare e Këshillit Federal dhe drejtuese e Departamentit Federal të Policisë dhe Drejtësisë. Ajo tha se nëse votuesit zviceranë do votojnë në referendumin e majit kundër programit “FRONTEX”, atëherë është e natyrshme që vendi i saj të dalë jashtë zonës së lëvizjes së lirë.
“Nëse ka ‘jo’ ndaj FRONTEX, është e qartë se ne do të dalim nga zona Shengen-Dublin”, bëri me dije Keller Sutter gjatë takimit me ministrin e brendshëm të Francës javën e kaluar.
Zvicra ka kontribuar shumë në financimin e “FRONTEX”, program që siguronë mbrojtjen e kufijve të jashtëm të zonës Shengen. Nga viti 2020 deri në 2021, buxheti i saj u rrit nga 364 milionë euro në 754 milionë euro. Zvicra pritet të japë një ndihmë të madhe në këtë program teksa pritet që në vitin 2027 të japë 57.9 milionë euro.
Disa qytetarë dhe politikanë zviceranë kanë shprehur kritika për efikasitetin e “FRONTEX” duke parë rritjen e madhe të numrit të refugjatëve në Europë. Deri tani janë mbledhur 62 mijë firma për mbajtjen e referendumit dhe nevojiten dhe 12 mijë më tepër.
Nëse rezulati në referendum është “jo”, atëherë Zvicra dhe vendet që bëjnë pjesë në Shengen duhet të gjejnë brenda 90 ditëve zgjidhje të përbashkët.
Rruga Press