BallinaBota

Spanja do të krijojë regjistër të atyre që refuzojnë vaksinën

Spanja do të krijojë një regjistër me emrat e njerëzve që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit dhe do ta ndajnë atë me vendet tjera të Bashkimit Evropian, ka thënë ministri i Shëndetësisë në Spanjë.

Ministri, Salvador Illa, tha se lista nuk do të bëhet e qasshme për publikun ose për punëdhënësit.

Ai tha se mënyra më e mirë për të mposhtur virusin ishte “të vaksinojmë të gjithë – sa më shumë aq më mirë”. Spanja ka qenë një nga vendet evropiane më të goditura nga pandemia.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Aktualisht ky vend është furnizuar me vaksinën Pfizer-BioNTech e cila u miratua për përdorim në vendet anëtare të BE-së javën e kaluar.

Në një intervistë me televizionin La Sexta të hënën, ministri Illa theksoi se vaksinimi nuk do të ishte i detyrueshëm.

“Ajo që do të bëhet është një regjistër, i cili do të ndahet me partnerët tanë evropianë … të atyre njerëzve të cilëve u është ofruar dhe thjesht e kanë refuzuar atë”, tha ai.

Sipas një sondazhi të fundit, numri i qytetarëve spanjollë që kanë thënë se nuk do të marrin vaksinën ka rënë në 28% nga 47% në nëntor. Illa tha se njerëzit do të kontaktohen nga autoritetet rajonale kur të jetë radha e tyre për t’u vaksinuar.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

“Njerëzit që vendosin të mos vaksinohen, gjë që ne mendojmë se është një gabim, janë brenda të drejtave të tyre”, u tha ai gazetarëve.

“Ne do të përpiqemi të zgjidhim dyshimet. Vaksinimi shpëton jetë, është rruga për të dalë nga kjo pandemi”, shtoi ai.

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga COVID-19 në Spanjë është mbi 50.000. Vendi ka regjistruar më shumë se 1.8 milion të infektuar gjatë pandemisë.

YouTube player