Covid-19 i merr jetën radiologut në Kavajë
Radiologu Hiqmet Musa ka humbur jetën pas infektimit me koronavirus. Mjeku i njohur në spitalin e Kavajës, Drini Bardhi ka shprehur ngushëllimet për humbjen e kolegut të tij.
“Radiolog i saktë, fjalëpak, nga ata mjekë qe po i mungojnë gjithmonë e më shumë spitalit tonë. Për fat të keq virusi vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe mjekësh!Allahu na bashkoftë në xhehnet!”, shkruan mjeku Drin Bardhi.