Bota

Elizabeth 70 vite në mbretëri, britanikët gara për pudingun më të mirë në nder të monarkes

Kuzhinierët amatorë britanikë kanë nisur garën për të krijuar pudingun më të mirë të Jubileut Platinum, për të shënuar 70-vjetorin në fron të Mbretëreshës Elizabeth II.

 Çdo bukëpjekës pa kualifikime profesionale që jeton në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbi moshën 8 vjeç mund të marrë pjesë në konkurs.

“Është në thelb një kek Victoria, por me fruta të shtuara. Pra, në përgjithësi i hedhim vetëm reçel në recetën tradicionale, ndwrsa unë mendoj se frutat thjesht i japin atë avantazhin veror për festat dhe padyshim formën e një kurore”,  tha Samantha Smith, pjesëmarrëse në konkursin e pudingut.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Qëllimi është të krijohet një puding i denjë për mbretëreshën që është në të njëjtën kohë mjaft i thjeshtë për t’u rikrijuar nga miliona britanikë që festojnë ngjarjen historike në festa në rrugë dhe në të gjithë mbretërinë.

“Por unë mendoj se është super emocionuese dhe gjithashtu shumë argëtuese të jesh pjesë e kësaj gare” tha Claire Ptak, kuzhinieri që ka bërë tortë për dasmën e Harry & Meghan dhe merr pjesë në konkurs gjithashtu.

“Isha shumë i emocionuar që të gjithë njerëzit që do të ishin në atë dasmë duke ngrënë tortën time dhe absolutisht që mbretëresha të hante tortën time ishte shumë e jashtëzakonshme. Po, ishte një moment i mirë në karrierën time” 

Regula Ysewijn, historiane e kuzhinës dhe gjyqtare në konkursin e pudingut të Jubileut Platinum u shpreh:

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Ne duam që Mbretëresha të mahnitet plotësisht kur të shohë pudingun dhe të mendojë se po, ky është me të vërtetë një puding që feston mbretërimin tim të gjatë.”

Receta fituese në fund do t’i jepet dhe publikut.

YouTube player