Bota

36 orë not pa ndalim (VIDEO)

Notari spanjoll Pablo Fernandez, theu rekordin botëror Guinness, pasi notoi për 36 orë pa ndërprerë, një sfidë që e mori përsipër për bamirësi. Atleti do të dhurojë 1 000 euro për çdo orë noti, më shumë se 36 000 euro, për të mbuluar 2 000 bursa për mjete shkollore në lagjet më të varfra të Madridit.

Pamjet e filmuara e tregojnë Fernandez duke notuar në një pishinë infinity në ambientet e Clicars, një kompani që ai e ka themeluar vetë.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Ceremoninë e rekordeve botërore Guinness dhe dorëzimin e donacionit për At Engjëllin e Fondacionit Mensajeros de la Paz u mbajt të martën.

Biznesmen dhe sportiest, Fernandez ka thyer disa rekorde të mëparshme botërore Guinness në not.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player