Bota

Sulmi i SHBA në Siri me shënjestër liderin e ISIS, UNICEF: 6 fëmijë humbën jetën

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten se lideri i grupit të ashtuquajtur “Shtetit Islamik” Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi ka mbetur i vrarë të mërkurën në mbrëmje në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib.

Por nga ana tjetër Unicef ka konfirmuar se në këtë sulm kanë mbetur të vrarë të paktën gjashtë fëmijë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Në një deklaratë Fondi i OKB-së për Fëmijët njofton në një deklaratë pa e përmendur sulmin e ndërmarrë nga SHBA-të, se në qytetin Atme pati viktima edhe fëmijë.

“UNICEF konfirmon se të paktën gjashtë fëmijë kanë mbetur të vrarë dhe një vajzë është plagosur rëndë gjatë natës në kufijtë e qytetit, në Sirinë Veriperëndimore për shkak të skenave të rënda të dhunës.”

Sipas raportimeve, zona të populluara nga civilë janë dëmtuar rëndë.

Ushtria amerikane e ndërmori operacionin ndërsa grupi militant ISIS-it po përpiqet të “ringjallet”, me një seri sulmesh në rajon, përfshirë një sulm 10-ditor në fund të muajit të kaluar me synimin për të marrë nën kontroll një burg.

Rruga Press

YouTube player