Aktivistja afgane arrestohet, gruaja e gjashtë që “zhduket” nga talebanët
Një aktiviste afgane është marrë dhunshëm nga shtëpia e saj dhe është arrestuar nga talebanët.
BBC-ja raportoi se Mursal Ayar u arrestua në shtëpinë në Kabul.
Ajo është gruaja e gjashtë që është marrë nga talebanët në javët e fundit.
Kurse talebanët kanë mohuar se kanë arrestuar atë dhe një zëdhënës tha se po shikonte rastin e Ayarit.
Në Afganistan është frika për Parwana Ibrahim, Tamana Paryani dhe tri motrat e saj, të gjitha që u zhdukën më 19 janar.
Për javë, dënimet e raportuara për gratë afgane ka ngritur zemërimin e shumë grupeve të të drejtave.
Aktivistja gjatë janarit kishte marrë pjesë në protestën paqësore duke kërkuar që gratë të punonin, studionin dhe të kishin të drejta politike.
Rruga Press