Bota

Plani i Bidenit për ta luftuar kancerin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, shpreson të ulë shkallën e vdekshmërisë nga kanceri me të paktën 50% gjatë 25 viteve të ardhshme. Për ta arritur këtë, ai do të përdorë programin e quajtur “Cancer Moonshot”, një nismë e administratës Obama.

Presidenti amerikan e paraqet këtë betejë si diçka shumë personale, pasi djali i tij vdiq në vitin 2015 në moshën 46-vjeçare nga tumori në tru. Pikërisht atëherë Bideni nisi këtë iniciativë, të cilën tani dëshiron ta “risjellë”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

“Vdekshmëria nga kanceri është ulur tashmë me 25% në 20 vitet e fundit falë reduktimit të pirjes së duhanit, por edhe përmirësimit të trajtimeve dhe diagnostikimit sa më të hershëm. Qeveria e SHBA-së dëshiron të vazhdojë këto përpjekje dhe të përmirësojë trajtimin në dispozicion të pacientëve. Qëllimi është t’i japim fund kancerit siç e njohim sot”, ka thënë Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

“Cancer Moonshot” do të krijojë një ekip zyrtarësh nga agjenci të ndryshme për të koordinuar veprimet e qeverisë, ndërsa Shtëpia e Bardhë do të mbajë një takim me shumë palë dhe do të hapë një faqe interneti.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Njoftimet pritet të bëhen sot gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë ku do të marrin pjesë rreth 100 persona, përfshirë studiues, anëtarë shoqatash dhe pacientë.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe Zonja e Parë Jill Biden do të jenë gjithashtu të pranishme.

Rruga Press

YouTube player