Bota

Big Tech duhet të rimbursojnë viktimat e mashtrimit online

Kompanitë e mëdha të teknologjisë, platformat online të të cilave kanë reklama që rezultojnë mashtrime duhet të rimbursojnë viktimat. Në Britani, deputetët po e kërkojnë nga qeveria një marrëveshje të tillë me kompanitë e mëdha.

Një e tillë ekziston me bankat, të cilat janë angazhuar për të rimbursuar viktimat e mashtrimit bankar, por nuk ka ende një rregullore për mediat sociale dhe faqet e tjera të internetit, ku shpesh hidhet edhe hapi i parë i mashtrimit.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Mel Stride, që drejton Komitetin ndërpartiak të Thesarit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “qeveria duhet të shikojë një lloj marrëveshjeje që i bën platformat të paguajnë, pasi janë host I këtyre mashtrimeve dhe nuk bëjnë përpjekje të mjaftueshme për t’i hequr ato, pasi përfitojnë financiarisht sepse marrin të ardhurat nga reklamat”.

TechUK, një organ tregtar që përfaqëson kompanitë kryesore të teknologjisë në Britani, përfshirë Facebook (FB.O), Twitter (TWTR.N) dhe Microsoft (MSFT.O), nuk është prononcuar ende në lidhje me nismën.

Të mërkurën, Komiteti i Thesarit publikoi gjetjet e një raporti mbi krimin ekonomik. Raporti i kërkon qeverisë të konsiderojë seriozisht detyrimin e platformave online për të ndihmuar në rimbursimin e viktimave.

Britania është bërë epiqendër globale për mashtrimet bankare. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit që shkoi janë 754 milionë paund (1 miliardë dollarë) të vjedhura pëmes mashtrimit, 30% më shumë nga e njëjta periudhë në 2020.

Rruga Press

YouTube player