Bota

Ukrainasit ushtrohen për luftë guerile

Situata në Kharkivë, vetëm 40 kilometra larg dhjetëra mijëra trupave ruse të vendosura në kufi me Ukrainën, rreziku ndihet gjithandej.

Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës njihet për qendrat industriale, përfshirë edhe dy sosh ku ruhen tanket e epokës sovjetike dhe modelet e reja. Këtu si askund tjetër vërehet dallimi i madh ndërmjet atyre që vullnetarisht do t’i përgjigjeshin thirrjes së atdheut për të rezistuar dhe atyre që thjesht duan të jetojnë në paqe.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Por nëse Rusia do ta pushtonte Ukrainën, shumë prej rreth një milion banorëve të qytetit thonë se do ta mbronin vendlindjen kundër njërës prej fuqive më të mëdha ushtarake të botës. Mjeku Oleksandr Dikalo e udhëheq përdhesen e ndërtesës 16-katëshe, ku hapësira është kthyer në strehimore në rast bombardimesh. Por mjeku di edhe si të përdorë armët automatike. Gruaja e tij është gjithashtu mjeke. Ajo ka trajtuar ushtarët ukrainas të plagosur në lindje të vendit në betejat kundër separatistëve pro-rusë. Të rinjtë druajnë se përplasja nuk do të përfundonte vetëm me pushtim. Anton Dosenko mendon se do të kishte luftë të përmasave të mëdha. Të rinjtë po ushtrohen çdo fundjavë si të përdorin armët. Ndjenjë frike ka edhe në mesin e qytetarëve në kryeqytetin Kiev, ani pse jeta po duket se po zhvillohet normalisht.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Rruga Press

YouTube player