Bota

Mbi 810 milionë njerëz në botë flenë të uritur

Mbi 810 milionë njerëz në botë çdo natë shkojnë në shtrat të uritur, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi.

Sipas konceptit të pasigurisë ushqimore, në këtë kategori hyn “çdo person që nuk ka qasje të mjaftueshme në ushqim”.

Për të matur këtë fenomen, OKB-ja ka përdorur të dhënat e disponueshme të ushqimit, konsumit të ushqimit si dhe nevojat për energji.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Afganistani, Jemeni, Siria, Sudani i Jugut, Republika Dominikane e Somalia janë vendet me shkallën më të lartë të urisë.

Të gjitha këto shtete përballen me luftëra ose janë në kriza të thella politike.

Rruga Press

YouTube player