BallinaLajme

Misteri! Gabonte vetëm pak, pse nuk u transmetua sondazhi për zgjedhjet e 25 prillit, kush ishte fituesi

Sondazhi i parë ishte paralajmëruar të transmetohej këtë të hënë në emisionin “Log.”, por çuditërisht ky program ka pasur një debat për çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Në Shqipëri sondazhet për zgjedhjet janë të pakta, ndaj priten me një lloj interesi sa herë që ato zhvillohen. Një të tillë për zgjedhjet e 25 prillit e kishte lajmëruar edhe televizioni ABC me anë të një spoti publicitar që u transmetua për disa ditë në këtë ekran.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Sondazhi do të organizohej nga kompania izraelite Geo Cartography Knowledge Group. Ai do të publikonte 5 sondazhe mujore dhe exit poll natën e zgjedhjeve.

Sondazhi i parë ishte paralajmëruar të transmetohej këtë të hënë në emisionin “Log.”, por çuditërisht ky program ka pasur një debat për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Edhe gazetari Endri Xhafo që drejton këtë emision e kishte lajmëruar më herët në rrjetet sociale publikimin e këtij sondazhi.

Ajo që bie në sy është se spoti publicitar është zhdukur nga faqja e ABC në internet. Arsyet e anulimit të sondazhit mbeten ende të paqarta derisa organizatorët të japin një shpjegim./Lapsi.al/

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player