Mekaniku 13-vjeçar në Siri la shkollën për të punuar
Ibrahimi, mekaniku 13-vjeçar punon në një zonë industriale në Idlib të Sirisë.
Ai punon nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 pasdite dhe përpiqet të ndjekë rregullisht udhëzimet e shefit të tij.
“Çmontoj motorin, transmisionin automatik, guarnicionin e kokës së cilindrit, çfarëdo që të më thotë shefi. Ndonjëherë kur vidat janë të forta, thërras shefin tim për të më ndihmuar. Do të doja të vazhdoj të punoj si mekanik në të ardhmen dhe të kem biznesin tim. Nuk e mbarova shkollën sepse nuk kishte vëmendje të mjaftueshme për shkollat,”- u shpreh Ibrahimi.
60% e fëmijëve në Sirinë veriperëndimore janë jashtë arsimit dhe vetëm një e treta e shkollave funksionojnë plotësisht.
Sektori i arsimit ka shumë sfida për të kapërcyer. Pagat mbeten më urgjente. Mësuesit nuk paguhen prej muajsh të tërë për shkak të mungesës së fondeve.
Zhvendosja masive nga bombardimet e regjimit rus dhe të Asadit ka zhytur 90% të sirianëve në varfëri duke i lënë shumë fëmijë pa zgjidhje tjetër veçse të fillojnë punën dhe të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.
“Bombardimet na detyruan të largoheshim nga shtëpitë në shi dhe u desh të jetonim në kampe. Ndonjëherë mbaj 10 ose 20 lira turke dhe pjesën tjetër ia jap babait tim. Totali i asaj që marr është 100 lira në javë,” – tregoi 13-vjeçari.
Për shumë familje në këtë zonë, puna e fëmijëve është një mjet për të mbijetuar, pasi UNICEF vlerëson se rritja e nevojave humanitare në Siri që nga viti 2020 u rrit me 27%.
Fëmijët janë ata që kanë nisur të punojnë herët, detyrat e tyre janë të lodhshme e madje edhe të rrezikshme .Realiteti i luftës nuk po vjedh vetëm të tashmen e fëmijëve, por edhe të ardhmen e tyre.
Rruga Press