Bota

Kryeministri kanadez: Rusia po kërkon konflikt

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se një invazion rus në Ukrainë do të kishte pasoja të rënda dhe serioze.

Parlamenti Federal i Kanadasë u mblodh me rend dite të veçantë për të diskutuar krizën në Ukrainë.

Kryeministri Justin Trudeau mori pjesë në seancën e posaçme të parlamentit me një lidhje online nga shtëpia e tij, ku ndodhej në karantinë për shkak të testit pozitiv të COVID-19.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Trudeau iu përgjigj pyetjeve të ligjvënësve në seancën që zgjati më shumë se dy orë.

“Rusia po kërkon konflikt. Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo do të ketë pasoja të rënda dhe serioze”, tha Trudeau.

Duke theksuar se Kanadaja ndihmon në trajnimin e ushtarëve ukrainas dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe për tre vitet e ardhshme, Trudeau deklaroi se do të dërgojnë gjithashtu para dhe pajisje ushtarake në Ukrainë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Ai paralajmëroi Rusinë për “çmim të rëndë dhe pasoja serioze” nëse zgjedh të kryejë invazion në Ukrainë, duke shtuar se nëse ndodh një gjëe tillë, ata do të zbatojnë planet e sanksioneve të koordinuara ekonomike kundër Rusisë.

Gjatë seancës parlamentare, opozita kanadeze i bëri thirrje qeverisë për mbështetje më të madhe për Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player