Kur dashuria s’njeh kufij! Shqiptari i dëbuar kalon 14 herë kufirin për të dashurën
Një shqiptar, i identifikuar si Emiljano Fejzo, 38-vjeç ka shkelur 14 herë urdhrin e dëbimit nga Italia, vetëm për të takuar të dashurën e tij e cila jeton në vendin fqinj. Mediat italiane shkruajnë se Fejzo rezulton të jetë dënuar nga gjykata në Reggio Emilia me 5 vite burg, por asgjë s’e ka ndalur të takojë partneren. Një natë më parë, karabinierët u futën në shtëpinë e gruas së tij në Sant’Ilario, në zonën e Reggio dhe e prangosën, por shqiptari u tha se e kishin të kotë.
“I kam bërë të gjitha për të qenë pranë gruas që dashuroj, e cila ka nevojë për mua,”- është shprehur shqiptari.
Tashmë Fejzo premton se do ta zgjidhte problemin e dokumentacionit, për të qëndruar gjithmonë në Itali. Ai ka një grumbullim dënimesh: 4 nga gjykata e Reggio Emilia për shkelje të kthimit në territorin italian; një nga Gjykatat e Xhenovas për vjedhje në tentativë; një nga gjykata e Bolonjës për rezistencë dhe fyerje të një zyrtari publik; një nga Gjykatat e Apelit të Bolonjës për shkeljen e ndalimit të rihyrjes në territorin kombëtar, një nga gjykatat e Parmës për shkeljen e ndalimit të rihyrjes në territorin kombëtar dhe në fund e fundit, ajo e La Spezia-s, për tentativë vjedhjeje. Në total, 5 vjet e 11 muaj, reduktuar në 5 vjet e 2 muaj e 28 ditë pas periudhave të paraburgimit të kryera tashmë.
Rruga Press