Lajme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës fton gazetarët dhe mediat ta respektojnë Kodin e Etikës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga gazetarët dhe punëtorët medialë që t’i përmbahen Kodit Etik të Mediave të Shkruara.

Duke marrë shkas nga një raportim joprofesional dhe joetik sot në disa media, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës edhe njëherë u kujton kolegëve gazetarë dhe punëtorëve të tjerë medialë rëndësinë për t’iu përmbajtur Kodit Etik të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodit Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Roli i medias në demokracinë e re të Kosovës është esencial për ofrimin e informatave kredibile dhe të paanshme për qytetarët e vendit, në interes të publikut, thuhet në komunikatën e AGK-së./Telegrafi

Rruga Press

YouTube player