Lajme

Bashkitë në garën e 6 marsit, me borxhe dhe të ardhura të ulëta

Midis borxheve, të ardhurave të ulëta dhe pamundësisë për të ofruar shërbime dhe investime për qytetarët. Financat e 6 bashkive në garë për zgjedhjet e 6 Marsit janë në një ekuilibër të vështirë dhe do të përbëjnë sfida për kryetarët e rinj, që do të marrin drejtimin e tyre.

Bashkia e Shkodrës prej 3 vitesh mban të njëjtin nivel të mbledhjes së të ardhurave, në vetëm 3 miliardë lekë. Nga këto fonde, pjesa më e madhe e financave shkon për shpenzime të personelit dhe ato operative, ndërsa investimet zënë një pjesë relativisht të vogël. Kjo bashki nuk bart detyrime të prapambetura të rëndësishme, ndryshe nga ç’mund të thuhet për pjesën tjetër.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në këtë aspekt, Bashkia e Vorës ka borxhe të mëdha, që vlerësohen në 667 milionë lekë, të rritura ndjeshëm përgjatë pandemisë. Ndërsa niveli i të ardhurave që mbledh kjo bashki është fare pak më i madh se ky borxh, duke e vendosur në një pozicion shumë të vështirë financiar.

Në Bashkinë Dibër, investimet zënë vetëm 10% të shpenzimeve totale. Një bashki me shtrirje të gjerë dhe rurale, nevojë të madhe për investimet dhe varësi të lartë nga transferta e qeverisë.

Bashkia e Rrogozhinës ndërkohë vjen nga një momentum pozitiv në financat e saj, duke rritur ndjeshëm të ardhurat vit pas viti falë turizmit dhe duke reduktuar stokun e lartë të detyrimeve që ka pasur në të shkuarën. Edhe vëmendja në investime mbetet e lartë, me gati 1/3 e shpenzimeve totale.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Bashkia Lushnjë përfshihet në rangun e bashkive të mesme për nga popullsia dhe rrjedhimisht të ardhurat. Ashtu si të gjitha bashkitë që nuk janë të mëdha, sfidë mbetet ofrimi i shërbimeve dhe reduktimi i borxhit.

Në fund, Durrësi paraqet bashkinë me potencialin më të madh ekonomik. Pas Tiranës, vlera e pronës në bregdet po rritet, ndërsa shumë investime të mëdha si Porti i Durrësit po tërhiqen drejt kësaj bashkie. Por pavarësisht buxhetit të madh, sërish historia ka treguar një mundësi të vogël për t’u orientuar drejt investimeve që u shërbejnë realisht qytetarëve të saj.

Rruga Press

YouTube player