Lajme

Masat e reja anti-COVID që pritet të miratohen sot në mbledhjen e Qeverisë në Kosovë

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje ku po diskutohet lidhur me masat kufizuese ndaj virusit Covid-19.

Pas kësaj mbledhje është paraparë një konferencë për media nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, mbajnë konferencë për media. Ora 17:00”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë të enjten është mbledhur Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë, për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Në takim është vendosur që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur dje se kanë rekomanduar lehtësim të masave Anti-COVID, të cilat do të miratohen të premten ndërkaq të shtunën do të hyjnë në fuqi.

Latifi ka treguar se ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Ndërsa, të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës.

Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR.

Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen.

Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës.

Rruga Press

YouTube player