Lajme

Profesori i kriminalistikës: 60% e vrasjeve në vitin 2021 nga shqiptarë të ardhur nga jashtë

Rreth 60% e të vrarëve në Shqipëri, por edhe atentatorëve gjatë vitit 2021 kanë ardhur nga jashtë vendit. Kështu ka bërë të ditur profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Karamuço tha se grupet kriminale kanë një tendencë që e shikojnë Shqipërinë si terren favorit për të veprimet e tyre kriminale.

“Ajo që kemi vënë re në gjysmën e dytë të 2021 mbi 60% e vrasjeve viktimat kanë qenë të ardhur nga jashtë. Vinin në Shqipëri dhe mbeteshin viktima, ose vinin në Shqipëri me qëllimin për të kryer atentate.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Është një tendencë që e kanë grupet kriminale që e shikojnë Shqipërinë si një vend që mund të vijnë edhe lehtësisht, mund të kryejnë atentate dhe mund të largohen fare lehtësisht më pas. Drejtori i policisë ka folur për forcimi e kontrollit në pikat kufitare. 2021 ka nxjerrë shumë mësime”, tha Karamuço.

Profesori u ndal gjithashtu edhe tek emigrantët klandestinë që vinë nga Lindja e Mesme dhe që përdorin vendin tonë si transit për të kaluar në BE.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Konfliktet e lindjes së mesme ka ngritur shumë alarmin ndërkombëtar. Kemi edhe një fluks të shtuar, vjet kishim disa filmime në Pogradec me sirianë. Kjo tregon që ka një prirje të shtuar për ata që shfrytëzojnë kufirin shqiptar për të kaluar. Këtu janë edhe grupet kriminale që i kalojnë.

Do të mbetet edhe për tu studiuar që vërtet hyjnë në territorin tonë, po ku shkojnë më pas dhe si largohen nga Shqipëria. Ata e kanë një vend tranzit Shqipërinë”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player