Stërvitje në kushte ekstreme moti, Forcat Speciale zbarkojnë në Voskopojë
Në kushte ekstreme të motit dhe në praninë e dëborës në Voskopojë të Korçës, batalioni i Forcave Speciale i Regjimentit të Operacioneve Speciale në Forcën Tokësore.
Kjo stërvitje po mbahet në kuadër të planit vjetor stërvitor të Forcës Tokësore, e cila po teston kapacitetet operacionale në stërvitjen dimërore “Selita 02.”
Pjesë e stërvitjes, veç operimit në kushte të vështira të motit dhe terrenit malor është testimi i kapaciteteve të dislokimit dhe realizimi i goditjes së objektit si dhe ridislokim në garnizon.
Stërvitja e Forcave Speciale ku shfaqen efektivët të pajisur më veshje kamuflazh të dëborës, ski dhe pajisje të tjera të nevojshme gjatë stërvitjes në kushte ekstreme ka qenë 72 orëshe.
Rruga Press