Pezullohen lundrimet Durrës-Bari, për shkak të erës së fortë dhe detit deri në 9 ballë
Transporti detar është pezulluar mes Shqipërisë dhe Italisë. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se transporti është pezulluar për shkak të motit të keq.
Të gjitha linjat Durrës-Bari dhe anasjelltas janë anulluar të gjitha. Të gjitha tragetet që do të nisëshin ditën e djeshme për në Durrës janë ankoruar në port dhe nuk do të ketë asnjë lundrim trageti.
Ndërkohë që sipas sinoptikanëve shpejtësia e erës arrin deri në 70km/orë, ndërsa forca e detiti do të arrijë deri në 9 ballë.