Lajme

Ndryshon ora policore! Hyrja në Kosovë me dy doza, MASAT e reja

Ora policore nga ora 00:00 deri në ora 05:00, gastronomia deri në orën 23:00, maska hiqet në ambientet e jashtme, fitneset do të hapen dhe hyrja në kufi do të lejohen të gjithë ata që kanë dy vaksina, ndërsa ata që kanë një vaksinë duhet ta kenë edhe testin PCR. Komiteti për menaxhimin e pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.

Në takim është vendosur që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar. Masat e rekomanduara do t’i propozohen nesër qeverisë dhe do të hyjnë të shtunën në fuqi. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se kanë rekomanduar lehtësim të masave Anti-COVID, të cilët do të miratohen nesër dhe të shtunën do të hyjnë në fuqi. Ai tha se ora policore të rikthehet nga ora 00:00 deri në ora 05:00, gastronomia deri në orën 23:00.

“Ora policore të rikthehet nga ora 00:00 deri në ora 05:00, gastronomia deri në orën 23:00, maska të hiqet në ambientet e jashtme, fitneset do të hapen dhe hyrja në kufi do të lejohen të gjithë ata që kanë dy vaksina, ndërsa ata që kanë një vaksinë duhet ta kenë edhe testin PCR”.

Lexo më shumë  Albulena Haxhiu: Sondazhi i fundit e vë Vetëvendosjen me mbi 49% të votave – pa mërgatën

Të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës.

Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR.

Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës.

Me këtë rast në këtë mbledhje është rekomanduar që ora policore të rikthehet nga ora 00:00, deri në ora 05:00, siç ishte para disa javëve.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të enjten më 3 shkurt, se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë raste të vdekjes, si dhe 2,110 raste të reja me koronavirus. Këto raste pozitive kanë rezultuar pas testimit të 9,451 mostrave.

Lexo më shumë  Investimet e Jared Kushner/ Senatori Wyden heton marrëveshjet e “Affinity Partners” në Serbi e Shqipëri

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 22.32 për qind. Aktivë me COVID-19 në Kosovë janë 30,871 qytetarë.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 3,772 persona. Me dy doza janë vaksinuar deri më tani 806,884, ndërsa janë imunizuar me dozën tretë 84,819 qytetarë.

Në Kosovë, aktualisht, janë në fuqi masat kundër pandemisë. Vendimi për këto masa u mor nga Qeveria më 21 janar.

Bazuar në masat që janë në fuqi, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese. Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë. Gastronomia mund të punojë nga ora 05:00 deri më 21:00, ndërkohë është në fuqi ndalimi i qarkullimit, përveç rasteve të veçanta nga ora 22:00 deri në orën 05:00. /MONITOR

YouTube player